raportoj
Appearance
RAPORTOJ kal. dhe jokal.
- 1. Njoftoj me shkrim ose me gojë një organ më të lartë a epror ose një përgjegjës për plotësimin e një detyre, për një çështje ose për gjendjen e një pune; vë në dijeni. I raportoj komandantit (përgjegjësit, drejtorisë, ministrisë). Raportoj për planin (për masat). Raportoj me shkrim (me gojë). Raporton çdo ditë (çdo muaj).
- 2. Mbaj një raport para një organizate ose një mbledhjeje për veprimtarinë e kryer gjatë një periudhe dhe për çështjet e detyrat që dalin. I raportoi konferencës (mbledhjes). Raportoi në kongres. E ngarkuan për të raportuar.
- 3. bised. Kallëzoj për dikë, njoftoj fshehurazi për dikë.