raport

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RAPORT I m.

  • 1. Kumtim a parashtresë me shkrim që i bëhet një organi më të lartë a epror ose një përgjegjësi për plotësimin e një detyre, për një çështje ose për gjendjen e një pune; llogari që jepet për një punë a për një detyrë, raportim. Raport ditor (javor, vjetor). Raport i hollësishëm (i imët). Raport zyrtar. Raport hetimor (konsullor). Raport me shkrim (me gojë). I bëri një raport. E thërritën (e morën) në raport. Doli në raport. I paraqiti një raport.
  • 2. Kumtim a parashtresë që lexohet përpara një organizate ose një mbledhjeje për veprimtarinë e kryer gjatë një periudhe dhe për detyrat që dalin. Raport politik. Raporti i Komitetit Qendror. Tezat e raportit. Diskutimet rreth raportit. Përgatit (shkruaj, bëj) raportin. Lexoi (mbajti) raportin. Dëgjuan raportin. Miratuan raportin.
  • 3. Dëshmi me shkrim që i lëshohet një të sëmuri nga mjeku kur është i paaftë për punë. Raport mjekësor. Raport pushimi. I dha (i nxori) një raport. Marr raport. Është me raport. bised. është me pushim për shkak të një sëmundjeje.

RAPORT II m.

  • 1. kryes. shih MARRËDHËNI/E,~A.
  • 2. Përpjesëtimi midis dy a më shumë anëve, dukurive, madhësive; lidhje e ndërsjellë sipas një përpjesëtimi të caktuar. Raporte sasiore (cilësore). Raporti i forcave. Raporti ndërmjet numrave (madhësive, vlerave). Raporti ndërmjet masës dhe energjisë. Në raportin një me njëqind. E ndryshoi (e prishi) raportin. U vendos një raport i drejtë.
  • Në raport me... në krahasim me.