ranishtë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RANISHTË f.

  • 1. Brez a rrip toke anës detit, liqenit a lumit i mbuluar me rërë; sipërfaqe toke e mbuluar me rërë. Ranishtat bregdetare. Ranishtë deti (liqeni, lumi). Ranishta e Durrësit. Shtrihem në ranishtë.
  • 2. Tokë që përmban shumë rërë. Tokë ranishtë. Punojnë edhe ranishtat.
  • 3. Vend ku nxirret rërë për nevojat e ndërtimit. Hapën një ranishtë.