radiolokacion
Appearance
RADIOLOKACION m.
- 1. Mënyrë për të gjetur vendin, largësinë dhe drejtimin e lëvizjes së një objekti në ajër, në ujë ose mbi tokë, duke dërguar valë radari dhe duke kapur pasqyrimin e tyre. Aparatet e radiolokacionit. Parimi i radiolokacionit. Teknika e radiolokacionit. Zbuloj (studioj) me radiolokacion.
- 2. Tërësia e aparateve dhe e pajisjeve të zbulimit me anë të radarit. Qendër radiolokacioni.