radhitem
Appearance
RADHITEM vetv.
- 1. Vihem në radhë, rreshtohem; hyj në një radhë, zë vend në rresht. U radhitën trupat. Radhitem në brigadë.
- 2. fig. Hyj në radhët e një organizate ose të një grupi e marr pjesë në veprimtarinë e tyre; zë vend përkrah një tjetri për të bashkëpunuar me të. U radhitën në rreshtat partizane. Radhitemi në një front të përbashkët.
- 3. fig. Vihem në një radhë me diçka a me dikë tjetër, zë një vend a një shkallë të caktuar. Radhitet me më të mirët. Radhitem krah për krah me dikë. Radhitet midis kooperativave më të dalluara.
- 4. Pës. e RADHIT 1-3.