radhit

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RADHIT kal.

  • 1. Vë në radhë, vendos njërin pas tjetrit ose njërin përbri tjetrit sipas një rregulli; rreshtoj, rendit. Radhit librat (karriget, arkat). Radhit ushtarët (nxënësit, trupat). Radhit emrat (fjalët) sipas rendit alfabetik.
  • 2. shtypshkr. Rendit me dorë, me linotip etj. shkronjat dhe fjalët për të riprodhuar një tekst që do të shtypet; kund. çradhit. Radhit një artikull. Radhit lëndën.
  • 3. Zë në gojë, përmend një pas një disa gjëra ose njerëz. Radhit disa shembuj (emra, ngjarje, numra). Radhit shkaqet (dëmet). I radhiti të gjithë.
  • 4. fig. Vë diçka a dikë në një radhë me diçka a me dikë tjetër, e quaj të një shkalle a të një vlere me një tjetër. E radhiti me veten. E radhiti krahas të tjerëve. E radhitën me më të përparuarit.