radhazi
Appearance
RADHAZI ndajf.
- 1. Me radhë, sipas rendit, njëri pas tjetrit. E bëjmë radhazi. Hedh (gjuaj) radhazi. Flasim radhazi. Ikim radhazi. Radhazi-numëro! usht.
- 2. Menjëherë njëri pas tjetrit, pa ndërprerje në mes, rresht; pa përjashtuar asnjë, mbarë. Dy herë radhazi. Shumë vjet radhazi. Vijnë radhazi. I mori radhazi.
- 3. Shpesh, dendur, zakonisht. Vjen radhazi për vizitë. Takohemi radhazi. E bën radhazi këtë punë.