racionalizëm

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RACIONALIZËM m. libr.

  • 1. filoz. Rrymë e filozofisë idealiste, që pranon si burim të njohjes së vërtetë vetëm arsyen dhe që nuk merr parasysh rolin e praktikës shoqërore e përgjithësimet që dalin prej kësaj. Përfaqësuesit e racionalizmit.
  • 2. Mbështetja dhe besimi në fuqinë e pakufishme të arsyes njerëzore, në kundërshtim me misticizmin dhe me teologjinë; mbështetja vetëm në arsyen njerëzore.
  • 3. Qëndrim i arsyeshëm e i matur; të qenët racional.