racional
Appearance
RACIONAL mb. libr.
- 1. Që mbështetet në arsyen e shëndoshë, që është në përputhje me logjikën e ngjarjeve e të rrethanave të jetës; që është peshuar e llogaritur mirë ose që është organizuar me baza shkencore; i arsyeshëm. Metodë racionale. Zgjidhje racionale. Përdorim (shfrytëzim, organizim) racional. Shpërndarje racionale e forcave. Në mënyrë racionale.
- 2. mat. Që mund të jepet në trajtën e një thyese me numra të plotë (për numrat); që nuk përmban një rrënjor (për shprehjet algjebrike). Numrat racionale. Shprehje racionale.
- 3. filoz. Që bëhet me anë të arsyes. Njohja racionale.