racial

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

RACIAL mb.

  • 1. Që ka të bëjë me racën e njerëzve, që i përket racës së njerëzve, i racës së njerëzve; racor. Tiparet raciale. Grup racial.
  • 2. keq. Që mbështetet në dallimin e prerë e rrënjësor të racave njerëzore dhe në kundërvënien e tyre; që i ndan racat e njerëzve në «të larta» e «të ulëta» e që u vesh atyre cilësi e vlera thelbësore jo të barabarta; që e quan racën e bardhë si racën më të lartë dhe përbuz racat e tjera si më të ulëta; racist. Diskriminim (dallim) racial. Teori (politikë) raciale. Shtypje (urrejtje, ndjekje) raciale.