Jump to content

rërë

Nga Wiktionary

RËRË f.

  • 1. Grumbull kokrrizash të imëta që vijnë nga thërrmimi i gurëve dhe i shkëmbinjve. Rërë e trashë (e hollë, e imët, e ashpër, e pastër). Rërë deti (liqeni, lumi). Kokrriza rëre. Vendburim rëre. Furtunë (erë) rëre. Orë me rërë. Sa rëra e detit shumë. Përziej rërën me gëlqere. Ngeci në rërë.
  • 2. Sipërfaqe e mbuluar me këto kokrriza; ranishte. Rëra e plazhit. Rërat e shkretëtirës. Shtrihem (eci) mbi rërë. Bëj banja dielli në rërë.
  • Kështjellë në rërë diçka e paqëndrueshme, pa themele të shëndosha. I ndërtuar (i ngritur, i mbështetur) mbi rërë pa themele të shëndosha. I ka themelet (bazat) në rërë nuk ka mbështetje të sigurt, nuk është i qëndrueshëm. Humbi si meli në rërë shih te MEL,~I. Kërkon litar prej rëre (prej kumi) kërkon diçka të pamundshme, kërkon qiqra në hell.