rënkoj
Appearance
RËNKOJ jokal.
- 1. Shpreh dhembjen ose pikëllimin me oh e me ah, nxjerr tinguj të përvajshëm. Rënkon i sëmuri. Rënkon kafsha. Rënkon nga dhembja (nga hidhërimi).
- 2. vet. veta III fig. Nxjerr një tingull të mbytur e të zgjatur; gjëmon. Rënkojnë malet. Rënkon pylli. Rënkon lumi (deti).
- 3. fig. Vuaj shumë, heq nën zgjedhën e dikujt a të diçkaje. Rënkonte vendi. Rënkonte nën zgjedhën (nën thundrën) e huaj. Rënkonin nga taksat.
- 4. kal. bised. Ngushëlloj për një vdekje; shpreh hidhërimin tim për një të vdekur. Vajti për të rënkuar.