Jump to content

rënë

Nga Wiktionary

RËNË pjes.

  • e BIE I.

RËNË f.

  • Goditje; tingulli që del nga një goditje. Të rënat e çangës. E rrëzoi me një të rënë. S'pritet lisi (druri) me një të rënë të sëpatës (me një sëpatë). fj. u. shih te SËPAT/Ë,~A.
  • Me një të rënë të penës (të lapsit) shumë lehtë. Me një të rënë të shkopit shih te SHKOP,~I. E zhduku me një të rënë (me një vijë) pene diçka libr. shih te VIJ/Ë,~A.

RËNË mb.

  • 1. Që është rrëzuar përdhe. Mollë të rëna.
  • 2. Që varet teposhtë. Me veshë të rënë. Me bark të rënë.
  • 3. si em. kryes. ~T (të) fig. Ata që janë vrarë në luftë a në betejë; dëshmorët. Emrat e të rënëve. Gjaku i të rënëve. Amaneti i të rënëve. Nderimi për të rënët.
  • (Si) i rënë nga qielli shih te QIELL,~I.

RËNË ndajf.

  • Shtrirë; jo më këmbë. Rri rënë. Ha rënë. E gjeta rënë.