qytetari
Appearance
QYTETARI f.
1. Të qenët qytetar i një shteti të caktuar me të drejtat dhe detyrat e vendosura me ligj; shtetësi. Qytetaria shqiptare. Fitoi të drejtën e qytetarisë.
2. Vetëdija e njeriut të lirë për të drejtat e detyrat që ka në një shoqëri e në një shtet dhe synimi i tij që të punojë e të luftojë për të mirën e tyre. Ndjenja e qytetarisë.
3. Mënyra e jetesës në një qendër të banuar sipas rregullave e detyrave shoqërore dhe sipas kërkesave të kulturës e të higjienës. Normat e qytetarisë. Mësim i qytetarisë. vjet. edukata qytetare.
- I jep të drejtën e qytetarisë libr. e pranon që të jetë si diçka me të drejta të plota në përdorim ose në jetë. Fiton (merr) të drejtën e qytetarisë libr. pranohet haptazi e vihet në jetë nga të gjithë a nga shumica.