qytetar
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]qytetar m.
- Banor i qytetit, qytetas.
- Ai që i përket popullsisë së një shteti të caktuar dhe që ka të gjitha të drejtat e detyrat e vendosura me ligj; shtetas. Qytetar i lirë. Qytetar nderi. Të drejtat (detyrat) e qytetarit.
- Emri, me të cilin thirret zyrtarisht banori i një vendi nga punonjësit shtetërorë, sidomos nga punonjësit e rendit publik e të gjykatave. Shoku qytetar!
Mbiemër
[redaktoni]qytetar mb.
- Që banon në qytet; që e ka prejardhjen nga qyteti. Popullsia qytetare. Grua (vajze) qytetare. Familje qytetare.
- Që ka të bëjë me qytetin; që është karakteristik për qytetin; i qytetit. Ndërtime qytetare. Këngë qytetare. Jeta qytetare.
- drejt. Civil. Te drejtat qytetare.
- libr. Që është tipar dallues i njeriut të lirë, i cili është i vetëdijshëm për të drejtat e detyrat që ka në një shoqëri e në një shtet; që përshkohet nga ideja për të mirën dhe dobinë e shoqërisë; civil. Detyrë qytetare. Guxim qytetar. Poezia qytetare.
- Që ka të bëjë me jetesën sipas rregullave e detyrave shoqërore dhe sipas kërkesave të kulturës e të higjienës. Edukata qytetare. Sjellja qytetare.
- Luftë qytetare luftë civile.