qysh
QYSH'
I. ndajf.
1. Përdoret për të pyetur për mënyrën e veprimit, për gjendjen ose për rrethanat e kryerjes së veprimit; si. Qysh je? Qysh ndodhi? Qysh t'ia bëjmë? Qysh mbillet? Qysh u përgjigj? Më thuaj si e qysh.
2. Përdoret si fjalë lidhëse në krye të fjalive të varura të mënyrës (në kuptimin «në ç'mënyrë») e të fjalive kundrinore (në kuptimin «në atë gjendje që.. . »). E di vetë qysh ta bëj. Ashtu qysh ishte.
3. Përdoret në fjalitë pyetëse e thirrore për të treguar se diçka është e pamundur ose për të shprehur habi; nuk është e mundur, nuk ka se si; si. Qysh nuk e ditka! Qysh s'e ke parë? Qysh të mos gëzohesh! Qysh nuk ta dhënka?!
4. Që në atë kohë, ende, që. Qysh i ri. Qysh fëmijë:
II. parafj. Përdoret me një emër në rasën kallëzore për të treguar kohën e fillimit të një veprimi, i cili vazhdon deri më sot a deri në një cak; që, prej. Qysh ditën e parë. Qysh herën e kaluar. Ka ardhur qysh të shtunën.
III. pj.
1. Përdoret para ndajfoljeve dhe togjeve të emrave, me parafjalë për të treguar pikënisjen në kohë e në hapësirë; që. Qysh atëherë. Qysh tani. Qysh sot. Qysh herët. Qysh nga larg. Qysh në fillim. Qysh në mars. Qysh më 1912.
2. Përdoret për të përforcuar shprehjen e habisë ose kur përsëritim me habi, me siguri, me dyshim a me zemërim fjalët e një tjetri; si. Qysh, nuk dashke! Qysh jo! posi, patjetër. Qysh s'ka?
- Qysh kur (se) që kur, qëkurse.