qyqe

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

qyqe f.

  1. zool. Zog shtegtar i pyjeve, me pendë ngjyrë hiri në të zezë, me sqep të përkulur e me këmbë të shkurtra, që këndon me një zë të përvajshëm dhe që nuk bën fole, por i lëshon vezët në çerdhet e zogjve të tjerë. Zëri i qyqes. Kënga e qyqes.
  2. fig. Grua që ka mbetur fill e vetme, pa burrë e pa fëmijë. Qyqe e shkretë (e vetme). Qyqe në vatër. Ka mbetur qyqe. Rri brenda si qyqe. Mbeç (të pafsha) qyqe! mallk. U bëfsh, qyqe! mallk. mbetsh pa njeri!
  3. fig. Grua fatkeqe, e mjerë. Ç'e gjeti, qyen! I vjen keq për atë qyqe.
  4. përd. pasth. Përdoret nga gratë për të shprehur pikëllim, keqardhje a habi; e mjera, e zeza. Qyqja ç'na gjeti! Qyqja, sa vonë qenka! Qyqja, sa e bukur!
  • U bë qyqe piu e u deh keq, u bë tapë. Është bërë si qyqe është; dobësuar shumë, është tretur. E bëri (fare) qyqe e qortoi rëndë e s'i la gjë pa thënë, e bëri leckë. Mos e dëgjoftë qyqen! mallk. vdektë pa ardhur pranvera! I dhimbset (edhe) qyqes është fare i mjerë: është në gjendje të vajtueshme. Të këndoftë qyqjamut


! mallk. vdeksh ishalla. Këndon qyqja për dikë

a) e pret e zeza (përdoret si kërcënim për dikë);

b) nuk kujdeset askush për dikë, e kanë braktisur; nuk e përfill më asnjeri. I ka kënduar qyqja dikujt a diçkaje nuk vjen më, nuk përsëritet më, nuk kthehet më, ka mbaruar. S'këndon më ajo qyqe iku ajo kohë. I ka këndur qyqja në derë ka mbetur fill i vetëm, i kanë rënë shumë fatkeqësi në shtëpi. Kur të këndojë qyqja e kuqe (nga bishti) iron. kurrë, asnjëherë. Që në kohën e qyqes qysh prej shumë kohësh, shumë kohë më parë. Qyqe bregu shih te BREG,~U. Si qyqja verën me kursim të madh, me frikë se mos i mbarohet. Si vezët (si zogjtë) qyqes;

a) të shpërndarë sa andej-këtej, si zogjtë e korbit;

b) në shtëpi të huaj; në vend të huaj, pa plëng e pa shtëpi. Më sa dëgjohet qyqja në dimër heshti, nuk foli fare, nuk u ndie fare, kyçi gojën. Është katërqind qyqesh është shumë e vjetër. Është qyqe në degë është shumë e zonja. Është qyqe nga mendja nuk ia pret mendja, është i trashë, e ka kokën bosh. Nuk mbeti as një për qyqe nuk mbeti as edhe një i vetëm, nuk mbeti as edhe një për fare. Ka mbetur është bërë si qyqja në degë është në një gjendje të vajtueshme, është bërë për t'i qarë hallin. Milte dy qyqe dhi (dele) shih te MJEL. Kali i qyqes zool. huta e bardhë. Lot qyqeje kokërr e vogël si gogël, që bëhet në gjethet e ahut. Lule qyqeje bot. shih te LUL/E,~JA. Misër qyqeje bot. këlkazë. Rrushi i qyqes bot. shih te RRUSH,~I.