qyp

Nga Wiktionary

QYP m.

1. Enë balte e rrumbullakët, e lartë, me bark e zakonisht me vegjë, që përdoret për të mbajtur bulmet, turshi e ushqime të tjera. Qyp i madh (i vogël). Qyp djathi (vere, vaji). Qyp me gjalpë (me mjaltë, me turshi). Është bërë si qyp është shëndoshur e forcuar mirë (zakonisht për fëmijët e për të rinjtë).

2. thjeshtligj., mospërf. Koka e njeriut, rradakja; mendja. Nuk ia pret qypi. Nuk i mbushet qypi.

3. thjeshtligj., shar. Njeri i trashë.

  • E di qyp e di shumë mirë! I hipi qypit u zemërua shumë. Rri si qyp rri në një vend, pa lëvizur e pa thënë gjë, rri si shul. Flet si miza në qyp (si në qyp) flet me zë të ulët e mbyturazi, nuk merret vesh fare se ç'thotë. Hahen si merimangat në qyp grinden keqas e vazhdimisht njëri me tjetrin. Iu mbush mendja qyp shih te MENDJ/E,~A.