qull

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

QULL m.

1. Gatesë e përgatitur me miell të skuqur e të zier me ujë a me qumësht. Qull i trashë (i hollë). Qull me miell misri (gruri). Qull me arra (me djathë). Pulë (qofte) me qull.

2. Ushqim për fëmijët e vegjël, i përgatitur zakonisht me miell orizi të zier me ujë a me qumësht dhe me sheqer; paluze. Qulli e rrit fëmijën.

3. Perime a pemë të grira ose të ziera e të shtypura si brumë i lëngët. Qull mollësh. Qull patatesh pure.

4. Diçka si brumë i ujshëm ose si lëng i trashë. Qull gëlqereje.

5. përd. mb. I lëngshëm (për gjellët që duhet të jenë pa lëng); fare i papjekur e i pa kulluar, i qullët (për bukën, byrekun etj.). Është bërë pilafi qull. Ka mbetur buka (byreku) qull.

6. përd. mb. Shumë i lagur, shumë i njomur, ujë. U bë qull u lag shumë, u bë ujë. U bë qull në djersë. I ka rrobat qull.

  • E la qull diçka e la pas dore, nuk kujdeset për një punë a për një çështje, e la pa e kryer, pa e sqaruar deri në fund a pa e zgjidhur. E la në qull dikë e braktisi dikë kur ishte në gjendje të vështirë, e la në baltë. Të vraftë qulli! tall. shih te VRAS. Ia bëri kurrizin qull dikujt e rrahu shumë, ia bëri kurrizin më të butë se barkun. Ia ka djegë qulli (luga) buzën e ka pësuar një herë, e ka provuar njëherë diçka të keqe. Mos u fut (mos hyr) në atë qull! mos u përziej në një punë me ngatërresa e jo shumë të pastër!, mos u fut në atë baltë! Futet si qimja në qull shih te QIM/E, ~JA. I mbeti luga në qull iron. shih te LUG/Ë,~A. S'e nxjerr (dot) qimen aga qulli shih te QIM/E, ~JA. U dogj nga qulli (nga kungulli), e i fryn edhe kosit fj. u. e ka pësuar keq nga diçka e mëparshme dhe tregon kujdes të tepruar edhe kur nuk është e nevojshme.


QULL mb. bised.

1. Që nuk është i zoti e i shkathët, i qullët. Kaq qulle të jetë kjo vajzë?

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ç'qulle paska qenë!


QULL kal.

1. Lag shumë dikë a diçka, e njom me ujë. I qulli flokët (rrobat). E qulli shiu tokën. E qulla peshqirin në ujë. E qulli jastëkun me lot.

2. fig. bised. Qullos. E qulli punën.