qukapik

Nga Wiktionary

QUKAPIK m. zool.

Zog që jeton në zgavrat e drurëve nëpër pyje dhe që ka sqep të gjatë e të fortë, me të cilin godet lëvoren e drurëve që të nxjerrë krimba e kandrra për t'u ushqyer; pikth, bredrure. Qukapik i gjelbër (larosh, i zi). Fole qukapiku.


QUKAPIK mb.

Që është pika-pika e me ngjyra të ndryshme; pikalosh. Fytyrë qukapike.