qukë
Appearance
QUKË I f.
1. Gropëz e vogël që e kanë disa njerëz në mjekër ose që u bëhet në faqe kur qeshin; burmë. Quka e mjekrës. Vajzë me dy quka në faqe.
2. Shenjë si gropëz e vogël që lë në fytyrë e në duar sëmundja e lisë. Quka të imëta. Quka të kuqe. Quka lije. Fytyrë me quka.
3. Pikël me ngjyrë tjetër, pikë. Shami me quka.
QUKË II f. zool.
1. Pulëdeti, misëroke.
2. krahin. Kukuvajkë.