quaj

Nga Wiktionary

QUAJ kal.

1. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më thërresin me një emër, kam emrin, quhem. Si të quajnë? Më quajnë Agim. Nuk e di si e quajnë.

2. I vë një emër dikujt për ta thirrur, i vë emrin. Djalin e quajtën Dritan. Si do ta quajmë!

3. fig. Kam një mendim për dikë a për diçka, e pranoj ose e marr për dikë a për diçka; e mbaj për dikë a për diçka, e vlerësoj; e pandeh, e zë. E quan shpëtimtar. E quanin fajtor. E quan të arsyeshme. E quan për detyrë. E quan me vend. E quaj të tepërt ta përsërit. E quanin të vdekur. Ia quajtën si gabim (si faj). Si ta quash këtë punë? Kushedi se ç'e quan veten! iron. E quan veten e heq veten, mbahet.

4. Shpall fillimin a përfundimin e diçkaje. Mbledhjen e quaj të hapur (të mbyllur). Këtë çështje e quajmë të mbyllur (të përfunduar).

  • E quaj (e shoh, e gjej) të udhës shih tek UDH/Ë,~A. I quaj gjërat me emrin e vet libr. shih tek EM/ER,~RI.