qoshk
Appearance
QOSHK m.
1. Kënd, skaj, qoshe. Qoshku i sheshit (i rrugës). Qoshku i shtëpisë. Në një qoshk.
2. Kthinë e dalë përtej murit të shtëpisë, zakonisht me shumë dritare; e ndarë në çardakun e një shtëpie, pak më e lartë dhe me shumë dritare, ku zakonisht rrinë për t'u freskuar. Dritarja e qoshkut. Dalin (rrinë) në qoshk.
3. Barakë a dyqan i vogël për të shitur gazeta ose sende të tjera të vogla. Qoshk gazetash. Iu afrua qoshkut. E bleu te një qoshk.
4. Kasolle në cep të oborrit për të mbajtur diçka. Qoshku i druve.