qortim
Appearance
QORTIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve QORTOJ, QORTOHEM. Qortimi i gabimeve. I foli (e vështroi) me qortim.
2. Fjalët që i thuhen dikujt për t'i shprehur pakënaqësinë për një gabim a një faj që ka bërë. Dëgjonte qortime nga të katër anët.
3. Masë e lehtë ndëshkimore për një gabim a për një faj, duke i tërhequr dikujt vërejtjen për të mos e përsëritur. Qortim shoqëror.