qokë
QOKË f.
1. Shenjë që bëhet mbi një dru a mbi një gur duke e gdhendur pak, duke i prerë një copë të vogël a duke e bërë vrimë. Qokat e rabushit. Dru me qokë. I bëj një qokë.
2. Gur a diçka tjetër që vihet si shenjë ose si kufi. Qokat midis arave. Qoka në një lojë fëmijësh. Heq (vë) qokat. Godas qokën.
3. Vend i caktuar, cak. Gjahtarët zënë qokat.
4. shih FURRIK,~U 2.
5. fig. Masë në të folur, në të ngrënë ose në një punë, kufi; përkorë. Flet me qokë. Ha (pi) me qokë. Fjalë me qokë fjalë e matur, e peshuar mirë. I vë qokë fjalës flas me kujdes e i matur.
6. fig. Pikë që përcaktohet si kusht për një punë a vendim të marrë së bashku. Vunë disa qoka.
7. spec. Pikë e zgjedhur ose e përfytyruar, që ndihmon për të gjetur me përpikëri një drejtim. Qitje mbi qokë. usht.
8. fig. Rast i jetës së njeriut, si lindje, fejesë, martesë, vdekje etj., në të cilin duhet shkuar për të bërë zakonin, vajtja për t'u takuar sipas zakonit. I bën (i shkon, i ndjek) qokat. Nuk i lë qokat.
- I ra në qokë i ra në të një pune, një çështjeje, e gjeti tamam, i ra pikës.