qofte

Nga Wiktionary

QOFTE f. gjell.

1. Mish i grirë, i përzier me qepë, me vezë e me erëza dhe i ngjeshur si petull a si shkop i shkurtër, që piqet a skuqet; patate, patëllxhanë ose karota të ziera, të grira, të përziera me vezë, djathë e erëza e të ngjeshura si petull, që skuqen me vaj. Qofte të skarës. Qofte të furrës. Qofte me mish viçi. Qofte me patate (me patëllxhanë). Qofte me qull (me kos). Mish për qofte.

2. thjeshtligj., keq. Njeri i qullët, që nuk është i zoti për diçka.

  • E do qofte e do gati diçka, kërkon t'ia bëjnë të tjerët diçka, pa u lodhur vetë. S'ka më qofte te daja ka kaluar ajo kohë kur e gjente çdo gjë gati.