qoftë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

QOFTË

I. Dësh. e JAM.

II. lidh. Përdoret e përsëritur në krye të dy gjymtyrëve të një fjalie ose të dy fjalive të bashkërenditura, të cilat e përjashtojnë njëra-tjetrën ose mund të ndërrohen njëra me tjetrën; a ..., a ...; ose ..., ose... Qoftë ditën, qoftë natën. Qoftë në det, qoftë në tokë. Qoftë kur është diell, qoftë kur bie shi. Qoftë sot, qoftë nesër.

III. pj. Përdoret zakonisht së bashku me fjalën «edhe» përpara një fjale a togfjalëshi dhe ka kuptimin «të paktën; në fund të fundit». Qoftë edhe njëherë. Qoftë edhe fare pak. Qoftë edhe këtu. Qoftë edhe për pak ditë. Qoftë edhe një i vetëm.

  • Në qoftë se ...

a) përdoret në krye të një fjalie të varur kushtore, që shpreh një kusht, nga plotësimi i të cilit varet edhe kryerja e veprimit në fjalinë kryesore; po qe se, nëse, në rast se;

b) përdoret në krye të një fjalie të ndërmjetme që shpreh një mëdyshje ose një kusht të zbutur; po që se. Edhe në qoftë se shih tek EDHE.