qitro

Nga Wiktionary

QITRO f. bot.

Dru frutor i ngjashëm me limonin, me gjethe gjithnjë të gjelbra, që bën kokrra të mëdha me ngjyrë të verdhë e me lëkurë të trashë, me pak lëng me shije si të athët; fryti i këtij druri, që përdoret për ëmbëlsira dhe për të nxjerrë një esencë me erë të mirë. Kopsht me qitro. Reçel qitroje. Një kokërr qitro.