qitje
QITJE f.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes QIT.
2. Shkrehja e armëve të zjarrit për të qëlluar, zakonisht në stërvitjet ushtarake, në luftim dhe në garat sportive; sporti për të qitur me përpikëri me armë zjarri ose me hark; zhurma që dëgjohet nga shkrepja e armëve të zjarrit, e shtënë. Qitje luftarake (mësimore). Qitje sportive. Qitje e dobishme hedhja e predhave për të shkatërruar objektin. Qitje artilerie. Qitje barkas (me gjunjë, me këmbë, me mbështetje). Qitje me armë (me pushkë, me pistoletë). Qitje me hark. Largësia e qitjes. Drejtimi i qitjes. Ndreqja e qitjes. Tabelë qitjeje. Poligon qitjeje. Garat e qitjes. Sporti i qitjes. Teoria (rregullat) e qitjes. Top me qitje të shpejtë. Bëj qitje. Filloj (mbaroj, ndërpres) qitjen. Doli shkëlqyeshëm në qitje. Dëgjoheshin qitjet.
- Me qitje të largët libr. shih te LARGËT (i,e). E bëri tabelë qitjeje dikë libr. i drejtoi të gjitha goditjet a kritikat kundër dikujt. Shesh qitjeje usht. hapësira që duhet të ketë përpara pozicioni i zjarrit, në të cilën mund të bëhet qitje pa pengesë dhe në një kënd sa më të gjerë majtas e djathtas.