Jump to content

qibar

Nga Wiktionary

QIBAR mb. bised.

1. Që është shumë i kujdesshëm e kërkues në të ngrënë e në të veshur; sqimatar. Djalë qibar. Vajzë qibare. Qibar në të ngrënë.

2. Që mbahet me të madh, që do të duket mbi të tjerët, që nuk afrohet me këdo; fodull, kryelartë. Njeri qibar. Grua qibare.

3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.

  • Hem qeros, hem qibar (fodull) shih te QEROS,~E.