Jump to content

qethur

Nga Wiktionary

QETHUR mb.

1. Që i janë prerë flokët, që i ka flokët të shkurtuar; që janë prerë (për flokët). I qethur dhe i rruar. Me flokë të qethur. Me kokë të qethur.

2. Që i është prerë leshi (për dhentë). Dele e qethur. Qengj i qethur.

3. Që i është prerë pushi (për sixhadetë, pëlhurat etj.). Sixhade e qethur. Beze e qethur.

4. Që i është prerë shkurt bimësia a bari; që është prerë (për barin). Livadh i qethur. Lëndinë e qethur. Bar i qethur.

  • Shkoi (vajti) për lesh e doli ( u kthye, erdhi) i qethur fj. u. iron. shih te LESH,~I.