qeth
QETH kal.
1. Pres flokët me gërshërë a me makinë; i shkurtoj flokët dikujt me gërshërë a me makinë. I qethi flokët. I qethi kokën (anët). E qethi lart (shumë e shkurt). Qeth me gërshërë (me makinë). E qethi kokën zero. bised. i preu flokët deri në rrëzë.
2. U pres leshin bagëtive me gërshërë a me makinë. Qethën dhentë. I qethën dy herë në vit.
3. Pres pushin e tepërt të sixhadesë, të stofit a të pëlhurës me gërshërë ose me makinë. Qeth sixhadetë. Qeth stofin.
4. Pres majat e bimëve, shkurtoj barin. Qeth shkurret. Qeth lulet. Qeth barin.
5. fig. bised. I heq disa pjesë një shkrimi etj., duke i quajtur si të tepërta; shkurtoj pak një shumë a diçka tjetër. Ia qethën librin (artikullin). I qethën propozimet. I qethën shpenzimet.
6. fig. bised. Vras a shfaros në masë, kosit. I qethi armiqtë. Mitralozi qethte pa pushim.
7. fig. bised. E vjedh a e zhvat dikë pa e ndier, ia marr dikujt të hollat me mënyra të ndryshme, rrjep. E qethën mirë (paq).
- I do qethur mishi me gërshërë duhet zhdukur, duhet bërë copa-copa.