qetësues
Appearance
QETËSUES mb.
1. Që mënjanon shqetësimin a brengën, që i sjell qetësinë shpirtërore dikujt. Masa qetësuese. Fjalë qetësuese. Me zë qetësues.
2. Që shërben për të mënjanuar çrregullimet, turbullirat a pakënaqësitë. Masa qetësuese.
3. fiziol. Që lehtëson dhembjen a shqetësimin nga një sëmundje; që ul ngacmimin e lartë nervor; kund. nxitës. Barna qetësuese. Mjete qetësuese.
4. si em. ~, ~I m. ~, ~IT farm. Bar që shërben për të lehtësuar dhembjen e shkaktuar nga një sëmundje a për të ulur ngacmimin e lartë nervor. Pi një qetësues.