Jump to content

qetësoj

Nga Wiktionary

QETËSOJ kal.

1. Ul lëvizjen dhe zhurmën derisa të vendoset qetësia; e bëj të qetë, fashit. E qetësoi klasën. E qetësoi detin.

2. Mënjanoj çrregullimet, turbullirat a pakënaqësitë, rivendos qetësinë në një vend. E qetësuan vendin. E qetësoi gjendjen.

3. I heq shqetësimin a brengën dikujt, i sjell prehjen shpirtërore; e bëj të pushojë dikë që qan, resht. E qetësoi plakun. I qetësoi fëmijët. U mundua ta qetësonte. Të qetëson zemrën (shpirtin).

4. I ul zemërimin dikujt, e bëj më të qetë; ul. Qetësoj gjakrat. E qetësoi me fjalë.

5. Lehtësoj dhembjen a shqetësimin që sjell një sëmundje. Qetëson dhembjet.