qetësohem

Nga Wiktionary

QETËSOHEM vetv.

1. kryes. veta III. I pakësohet lëvizja dhe zhurma, bie në qetësi, fashitet; nuk bën më zhurmë. U qetësua deti (era, shtrëngata). Rruga (sheshi) u qetësua. Nxënësit u qetësuan.

2. Më hiqet shqetësimi a brenga; gjej qetësi; pushoj së qari. Qetësohem shpirtërisht. Prindërit u qetësuan. Foshnja mezi u qetësua.

3. Më bie zemërimi, bëhem më i qetë, më ulet gjaku; ulem. Zakonisht qetësohet shpejt.

4. Ulem a shtrihem për t'u çlodhur, ndërpres punën a lëvizjen për të pushuar; prehem. U qetësua pak. Qetësohu, se je lodhur!

5. Pës. e QETËSOJ.