qesim
Appearance
QESIM m.
1. vjet. Marrëveshje midis dy palëve, sipas së cilës dikush merr përsipër të bëjë një punë me një çmim të prerë dhe në një afat të caktuar, pavarësisht nga ndryshimet për shpenzimet që mund të dalin gjatë zbatimit të marrëveshjes.
2. përd. ndajf. vjet. Pa e peshuar ose pa e matur, duke i caktuar një çmim të përgjithshëm mallit (për mënyrën e shitjes e të blerjes). E dha qesim. E bleu qesim. E mori qesim.
3. përd. ndajf. fig. Pa e menduar a pa e peshuar mirë, në tym, kuturu. Flet qesim. I bën punët qesim.