qesh

Nga Wiktionary

QESH jokal.

1. Nxjerr një zë të ndërprerë, duke e lëshuar pjesë-pjesë ajrin nga gryka dhe duke lëvizur gojën e muskujt e fytyrës për të shprehur gëzim, kënaqësi ose ndjenja të tjera të ngjashme; kund. qaj. Qesh fort (me të madhe). Qesh me zë (pa zë). Qesh me gjithë zemër. Qesh me lot. Qesh kot (pa shkak). Qesh e bot. bised. qesh pa pushuar, pa ndërprerje. Qesh e qan. Qesh si i marrë. Qesh vesh më vesh (buzë më buzë). E bëri të qeshte. I vjen për të qeshur.

2. vet. veta III. Merr një pamje që tregon se dikush është i gëzuar, ndrit nga gëzimi; shpreh gëzimin e madh që ka dikush. I qesh fytyra. I qeshin sytë. I qesh nuri.

3. Flas ose bëj diçka me shaka, nuk e marr a nuk e bëj me gjithë mend. Qesh ai, nuk e ka me gjithë mend. E bën sa për të qeshur.

4. edhe kal. Tall dikë, vë në lojë; përqesh. Qeshin bota me të. E qeshin të gjithë. Mos qesh me të!

5. vet. veta III fig. Ka një pamje të ndritshme e të bukur që të gëzon, ndrit nga pastërtia, nga ngjyrat e hijshme etj. Qesh natyra. Qesh fusha. Qesh tërë Shqipëria. Qesh tërë shtëpia. Qesh drita zbardhëllon.

6. vet. veta III. Më shkon mbarë a më prin, më pret një e mirë, një fitore etj.; buzëqesh. Kujt do t'i qeshë fitorja përfundimtare? I qeshi fati.

7. kal. bised. Gënjej, mashtroj, nuk tregohem i çiltër me dikë. Një herë më qeshi. Ka qeshur dynjanë. E qeshi mendja e gënjeu mendja, u gënjye.

  • As qan, as qesh shih te QAJ. S'i qesh buza (fytyra) është i ngrysur, i zymtë, nursëz. Qesh nën hundë (nën mustaqe) shih te HUND/Ë,~A. Qesh e ngjesh e qorton, e shan dikë ose i bën diçka të keqe tjetrit duke e paraqitur si me shaka. Qesh, se s'qan dot shih te QAJ. I qesh zemra është i gëzuar. Për të qeshur e për të qarë diçka që është njëkohësisht edhe e rëndë, edhe komike. I fundit o qesh o qan fj.u. shih te QAJ. I qeshi shtegu i ballit shih te SHTEG,~U. Qesh edhe me ujin e kulluar nuk pëlqen asgjë, po vetëm kritikon, nuk i duket e mirë asgjë, s'kënaqet kurrë. Qesh me zemër e jo me buzë nuk qesh sa për sy e faqe, por qesh me gjithë zemër, gëzohet me të vërtetë. Qesh me sy e qan me zemër shih te QAJ. Në atë shtëpi qeshin edhe trarët është familje e gëzuar, e lumtur dhe shumë mikpritëse. Në atë shtëpi nuk qesh as vera është familje e rëndë e jo mikpritëse.