qerthull

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

QERTHULL m.

1. Vegël e bërë me shkopinj a me dërrasa të holla, të mbërthyera në dy rrathë me një bosht pingul në mes, që përdoret për të vënë shkulin e fillit, kur e mbledhim a kur e bëjmë lëmsh dhe që zakonisht lidhet me çikrikun; shtjellës.

2. Lloj koshi i bërë prej dy rrathësh (i sipërmi më i vogël dhe i poshtmi më i gjerë), të mbërthyer me dërrasa të holla anash e zakonisht me rrota të vogla poshtë, në të cilin futet fëmija i vogël për të mësuar të qëndrojë në këmbë e të ecë; rrethore. E vë fëmijën në qerthull. Ecën me qerthull.

3. Vija a vendi përreth diçkaje, qark, rreth. Iu afruan qerthullit të zjarrit. Bënë një qerthull të ngushtë rreth shokut.

4. vjet. Rreth, grup. Pjesëmarrës i qerthullit marksist. Anëtar i qerthullit komunist.

5. fig. Varg ngjarjesh, veprimesh a dukurish, që përbëjnë një rreth të plotë. Endi një qerthull legjendash. Tregoi një qerthull veprash trimërie.

6. fig. Vorbull, shtjellë ngjarjesh. Qerthull politik (ekonomik).

7. bot. Pjesët e bimës, që rriten rreth e rrotull kërcellit a trungut kryesor.