qershigël

Nga Wiktionary

QERSHIGËL f. bot.

Shkurre e ulët me shumë degë, me gjethe të vogla e të dhëmbëzuara, me lule të blerta ose në ngjyrë trëndafili të zbehtë, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta në ngjyrë vishnje të errët, me shije të ëmbël e pak të athët; kokrrat e kësaj bime, që hahen ose përdoren për reçel etj.; qershi toke, qershizë e egër, rrush mali, thrashegër. Kokrra qershigle. Lëng qershigle. Reçel qershigle.