Jump to content

qerre

Nga Wiktionary

QERRE f.

1. Mjet për të mbartur zakonisht prodhime bujqësore, lëndë ndërtimi etj., i përbërë nga një shtrat i gjerë me ose pa drurë anash, me dy a me katër rrota druri, që tërhiqet me qe, me buaj a me kuaj. Qerre e madhe (e vogël). Qerre me bar (me thasë, me gurë, me rërë, me pleh). Boshti i qerres. Rrotat e qerres. Rrugë qerresh rrugë e pashtruar. Punishtja e qerreve. Hipi në qerre. Zbriti nga qerrja. Ngarkoj (shkarkoj) qerren. Mbreh qetë në qerre.

2. fig. (përdoret me nyjën joshquese një). Shumicë, numër i madh njerëzish, sendesh etj. Ka një qerre fëmijë. Kishte një qerre punë. Bëri një qerre fjalë me dikë.

  • E ka qerre me të shkon shumë mirë me dikë, e ka shumë mirë me të, e ka grurë me të. Shkojnë pas qerres së dikujt ( lidhen pas qerres së dikujt, ndjekin pas qerren e dikujt) veprojnë sipas dëshirave a porosive të dikujt; lidhen pas interesave të rrethit a të grupit të dikujt. Kapardiset si qeni në qerre shih te QEN,~I. Ka mbetur si qeni në qerre shih te QEN,~I. Iu thye qerrja në derë (te dera) fitoi diçka papritur, përfitoi rastësisht, pa punë e pa mundim; i vajti e mira në derë. I erdhi lepuri në qerre dikujt shih te LEPUR,~I. E zë (e kap) lepurin (dhelprën) me qerre dikush vepron pa u ngutur për të kryer një punë të vështirë, po është i sigurt se ia del mbanë. I zuri qerrja (rrota, rrasa) bishtin shih te BISHT,~I. Sa të qajnë qetë, qan qerrja shih te KA,~U. Qerre dore vjet. karrocë dore. Qerrja e madhe astr. Arusha e Madhe. Qerrja e Vogël astr. Arusha e Vogël.