qeros

Nga Wiktionary

QEROS m.

1. Ai që ka sëmundjen e qeres në kokë dhe që i kanë rënë flokët prej saj.

2. shar. Njeri të cilit i kanë rënë krejt flokët, tullac.

3. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë me sëmundjen e qeres por i zgjuar e dinak. Qosja dhe qerosi. Përralla e qerosit.

4. Kalli misri me kokrra shumë të rralla. Qerosët ia japin bagëtive.

  • Te koka e qerosit të gjithë bëhen berberë fj. u. thuhet kur një punë është fare e lehtë e mund ta bëjë kushdo pa asnjë vështirësi.


QEROS mb.

1. Qe ka sëmundjen e qeres në kokë dhe që i kanë rënë flokët prej saj. Djalë qeros. Vajzë qerose.

2. shar. Tullac.

3. Që i ka kokrrat shumë të rralla (për kallirin e misrit). Misër qeros.

  • Hem qeros, hem qibar (fodull) ka kërkesa të mëdha, megjithëse mundësitë e aftësitë i ka të pakta.