Jump to content

qere

Nga Wiktionary

QERE f.

1. Sëmundje ngjitëse e lëkurës së kokës, që shkaktohet prej disa kërpudhash shumë të imëta dhe që shfaqet me plagë të qelbëzuara, nga të cilat bien flokët dhe lëkura bëhet luspa-luspa; qerosë. Bari i qeres. Ka qeren. I ka rënë (e ka zënë) qerja.

2. tall. Lëkura e kokës pasi bien flokët, tulla. Kruan qeren. I shkëlqen qerja.

  • Qerja e këmbëve mjek. sëmundje e lëkurës së këmbëve, që shfaqet me flluska me ujë, sidomos midis gishtërinjve. Qerja e thonjve mjek. sëmundje e thonjve të duarve dhe të këmbëve, nga e cila ata trashen, çngjyrosen dhe thyhen.