Jump to content

qepshe

Nga Wiktionary

QEPSHE f.

1. Lugë e madhe prej metali me bisht të gjatë e me kokë gjysmë të rrumbullakët, që përdoret për të përzier gjellën dhe për ta ndarë nëpër pjata; sasia e gjellës që nxë kjo lugë; garuzhdë, luhare. Qepshe e madhe. Qepshe alumini. Ndaj me qepshe. I shtie dy qepshe.

2. Dru i përkulur në trajtë gjysmëharku, që vihet në pjesën e përparme të shtizës së qerres për ta lidhur me zgjedhën. Qepshja e qerres.