Jump to content

qendror

Nga Wiktionary

QENDROR m.

1. hist. bised. Organi udhëheqës partiak. Udhëzimet e Qendrorit. Shokët e Qendrorit.

2. vjet. Organi qendror drejtues i një administrate.


QENDROR mb.

1. gjeom. Që ka të bëjë me qendrën, që i përket qendrës, i qendrës; që ndodhet në qendër. Pikë qendrore. Rreze qendrore. Largësi qendrore. Kënd qendror këndi ndërmjet dy rrezeve të një rrethi.

2. Që është në pjesën e mesit të një vendi, të një sendi a të një grumbulli, që ndodhet në qendër të diçkaje. Pjesa qendrore. Krahinë qendrore. Evropa Qendrore. Sheshi qendror. Tribunë qendrore. Fronti qendror. Druri qendror. bot. shkopi i bardhë që mbetet pasi t'i hiqet një dege lëvorja.

3. Që kryen veprimtarinë kryesore drejtuese e udhëheqëse, që është më kryesori në një sistem organizmash, të cilat merren me një veprimtari. Komiteti Qendror. Pushteti qendror. Organet qendrore. Këshilli qendror. Administrata qendrore. Drejtoria qendrore. Shtabi qendror. Komisioni qendror.

4. Që ka të bëjë me organet më të larta drejtuese të një veprimtarie shtetërore ose shoqërore, që buron, varet e drejtohet prej tyre. Planifikimi qendror. Gazeta qendrore. Shtypi qendror.

5. fig. Që është më kryesori e më i rëndësishmi, që zë vatrën kryesore të një dukurie ose veprimtarie. Temë (ide, figurë) qendrore. Vend qendror. Rol qendror.

6. spec. Që shërben si vatra kryesore për të plotësuar nevojat e një rrjeti ose për ta vënë atë në lëvizje. Ngrohje qendrore. Sistemi nervor qendror. fiziol. truri dhe palca e kurrizit.