qenërisht

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

QENËRISHT ndajf.

1. Në kushte shumë të këqija, shumë keq, jo si njeri, si qen. Rron qenërisht.

2. Me këmbëngulje e me ashpërsi të madhe; në mënyrë të rreptë e të përgjakshme, me tërbim. Luftuan (qëndruan) qenërisht. E mbrojti qenërisht. Ngul këmbë qenërisht. E urren qenërisht.

3. Në mënyrë të egër, të pabesë e të ulët, me vrazhdësi dhe pa mëshirë. Sillet qenërisht. E shfrytëzonte qenërisht.