qelizë
Appearance
QELIZË f.
1. biol. Njësia themelore më e thjeshtë, nga e cila ndërtohen indet e njeriut, të kafshëve e të bimëve, që përbëhet prej bërthamës, cipës e lëndës së brendshme dhe që ka aftësinë të bëjë shkëmbimin e lëndëve. Qelizë shtazore (bimore). Qelizë nervore. Qelizat ushqyese. Bërthama e qelizës. Ndarja e qelizës. Shumëzimi i qelizave.
2. fig. Njësia a ndarja më e vogël, e organizuar dhe e mëvetësishme e një tërësie a e një sistemi. Të gjitha qelizat e shoqërisë. Në çdo qelizë të ekonomisë. Familja është qeliza bazë e shoqërisë.
3. Hojëz gjashtëkëndëshe në piten e mjaltit, qelëz. Qeliza të vogla (të mëdha). Qeliza mëmash.