qelepir

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

QELEPIR m. bised.

1. Një send ose një e mirë që merret falas nga dikush, i cili zakonisht ka një nevojë ose një interes; e ngrënë ose e pirë që kërkohet e merret falas në kurriz të një tjetri. Njeri i qelepirit. Shkon pas qelepirit. I pëlqen qelepiri dikujt. Qelepiri kushton shtrenjtë më vonë.

2. përd. ndajf. Pa paguar gjë, falas në kurriz të të tjerëve, pa punë e pa mund. E ka qelepir diçka. Ha (pi) qelepir. E do (e mori) qelepir.