Jump to content

qelbur

Nga Wiktionary

QELBUR mb.

1. Që është shumë i ndyrë ose i prishur dhe që bie erë të keqe. Mish i qelbur. Ujë i qelbur. Erë e qelbur.

2. I ndyrë, i fëlliqur; që mbahet shumë i papastër. Shtëpi e qelbur. Grua e qelbur. I ka duart (rrobat) të qelbura. Mos hyr brenda me ato këmbë të qelbura!

3. Që ka zënë qelb, i qelbëzuar (për plagët). Plagë e qelbur.

4. fig. Që ka shumë vese të ulëta e është i prishu nga ana morale, që të ngjall neveri; që e ka zakon të përdorë fjalë të ndyra; i fëlliqur, i ndyrë. Tradhtar (spiun) i qelbur. Punë e qelbur. Shpifje e qelbur. Njeri i qelbur nga goja.

5. fig. Që nuk është fituar me nder e nuk përdoret për qëllime të ndershme, që është për t'u përbuzur. U shit për ca para të qelbura. Me ca dollarë të qelbur.