Jump to content

qelbësirë

Nga Wiktionary

QELBËSIRË f.

1. Diçka shumë e ndyrë ose e prishur dhe që bie erë të keqe, ndyrësirë. Nuk hahet kjo qelbësirë. Mos i prek ato qelbësira! Bie era qelbësirë.

2. Njeri që mbahet shumë i papastër, qelbanik.

3. shar. Njeri me vese të ulëta e i prishur nga ana morale, qelbanik.

4. fig. Veprim që të ngjall neveri, punë e ndyrë; fjalë a shprehje e ndyrë. Ka bërë shumë qelbësira. Nxjerr qelbësira nga goja.