qelbës
Appearance
QELBËS m.
1. zool. Gjitar i egër sa një shqarth, me hundë të ngritur, me lëkurë në ngjyrë të çelur në pjesën e sipërme dhe të errët poshtë, që ha minj, pula etj. dhe që lëshon një erë të keqe për t'u mbrojtur nga egërsirat e tjera. Lëkura e qelbësit.
2. bot. Shkurre me degë të holla, me gjethe heshtake, që mbajnë erë të rëndë dhe me lule të verdha, që bëjnë bishtaja; karthë e egër, rrunjë. Farat e qelbësit.
QELBËS mb.
1. Që bie erë të keqe, që ka a lëshon erë të keqe. Bar qelbës. Drurët qelbës. Rrush qelbës lloj rrushi i zi me erë të rëndë, rrush çilek.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.